Ekipi katalanas pothuajse është i eliminuar nga gara më prestigjioze evropiane, pas humbjes 4-0 në Paris dhe vetëm ndonjë mrekulli do ta dërgonte Barçën në çerekfinale. Por nuk është ky dëmi i vetëm i asaj mbrëmje të tmerrshme. Sipas të përditshmes El Mundo Deportivo, Barcelona do të humbë të paktën 10 milion euro nga eliminimi.
Ekzaktësisht, skuadra e Mesit do të humbasë direkt 6.5 milion euro që ndahen nga UEFA për gjysmëfinalistët dhe përveç kësaj, ekipi nga “Kamp Nou” do të privohet edhe nga miliona të tjera, të cilat vijnë nga të drejtat televizive dhe reklama të ndryshme.
Sfidanti.al