Kjo nuk u lejua dhe ai nuk e bëri dot xhiron që propozoi, veçse Zhoze Murinjo tregoi se gjithnjë e ka një “as nën mëngë”. Ishte pragndeshja Mançester Junajtid-Juventus në Champions, dhe trafiku ishte sërish i tmerrshëm për të shkuar me autobus në “Old Traford”. Po ashtu, duket se ishin masat e marra nga klubi për transportin (pas të cilave u lajmërua se lojtarët bënë grevë në shenjë proteste).
Në një moment, Murinjo bëri propozimin e tij. “Nuk ia vlen të presim, pasi do të arrijmë vonë, – u shpreh trajneri, – ejani me mua, le ta bëjmë rrugën në këmbë”. Padyshim që, nëse do të kishin bërë ashtu, do të kishin arritur në kohë, veçse propozimi i portugezit u hodh poshtë nga agjentët e sigurisë. Kishte shumë rrezik rrugës për yje milionerë si ata të Junajtidit, ndërsa nuk kishte aq shumë forca të sigurisë sa për të qenë të qetë.
Për fat të keq, figurat e sotme të futbollit janë bërë si politikanët e lartë, që nuk mund të jenë të lirë për të bërë një jetë normale.
Sfidanti.al