Ajaksi bëri mrekullinë e radhës dhe eliminoi Juventusin në Ligën e Kampioneve duke vënë median evropiane nën këmbët e tij falë edhe lojës mahnitëse të tij. Të rinj, të talentuar, të përgatitur, të pacipë, të fortë; djemtë e drejtuar nga Ten Hag duket se i kanë mësuar lëvizjet e tyre përmendësh duke u shprehur me një lirshmëri impresionuese në fushën e lojës.
Ndërkaq e gjithë kjo ka bërë që edhe vlera në merkato e lojtarëve të Ajaksit të pësojë një rritje të ndjeshme. Sipas Transfermarkt, aktualisht skuadra holandeze vlen 420 milionë Euro. Një prej yjeve të kësaj skuadre, De Jong, tashmë e ka gjetur destinacionin e ri të tij, Barcelonën me katalanasit që paguan 75 milionë Euro për kartonin e tij.
Por Ajaksi pritet të përfitojë akoma më shumë edhe nga talentet e reja të tij. Kështu, De Ligt, ndëshkuesi i Juventusit tashmë vlen 70 milionë Euro, ndërkohë që një pasuri e konsiderueshme janë edhe Onana, Van de Bek, Tadic, Zijec dhe Neres të cilët së bashku kushtojnë 172 milionë Euro, por që nuk i pengon klubet më të rëndësishme që të hidhen në sulm për t’u furnizuar nga një prej serbatorëve më të mëdhenj të talenteve sic është Ajaksi.
sfidanti.al