Tek Juventusi ka pakënaqësi ndaj mesfushorit francez. Besohet se kjo ndenjë mund të jetë edhe tek trajneri i “gjelave”, Didie Deshamp, pasi edhe ai mesa duket nuk do ta ketë Pol Pogbanë në finalet e Kupës së Botës. Gjithsesi, për momentin është klubi italian që të jetë hatërmbetur me yllin e ardhur nga Man. Junajtidi dhe kjo për vendimin e marrë prej tij për të operuar meniskun. Kjo do të thotë kthim në janar 2023, dhe humbje e një pjese të madhe të sezonit në Champions e në Serinë A. “Unë nuk dua të shoh nga e shkuara dhe të krijoj polemika, – thotë administrator i deleguar juventin, Arrivabene, – vendimet duhen marrë së bashku. Poli e dinte mendimin e klubit. Ne deshëm të provonim terapinë konservative, por tani le të shikojmë nga e ardhmja dhe të shpresojmë kthim sa më të shpejtë”.
Sfidanti.al