Cancelo ka dëmtuar ligamentin

Në një deklaratë të lëshuar këtë të premte, Barcelona njofton se João Cancelo ka pësuar një lëndim (tendosje) në ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë.Lojtari portugez u zëvendësua në minutën e 11-të të ndeshjes kundër Las Palmas një ditë më parë. Barcelona nuk jep një vlerësim për kohën që portugezi do të qëndrojë në infermieri, por duket e sigurt që Cancelo do të humbasë Superkupën, të planifikuar për javën e ardhshme. Ekipi i trajnuar nga Xavi do të përballet me Osasunën në gjysmëfinalen e dytë, e planifikuar për t’u zhvilluar në datën 11 janar. Një ditë më parë, Reali dhe Atlético e Madridit do të luajnë gjysmëfinalen e parë, ndërsa finalja do të zhvillohet më 14 janar. Mbrojtësi portugez ka luajtur 22 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime.

sfidanti.al