Burkina Faso, lojtaret braktisin fushën për shkak të…stomakut

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Burkina Faso gjatë një ndeshjeje mes femrave, e vlefshme për kampionatin vendas. Ekipi i AS Daffra brektisi fushën e lojës për shkak të diarresë që preku disa nga lojtaret e skuadrës. Lajmin e bën të ditur gazeta “Marca”, sipas së cilës, ngjarja u regjistrua në fund të pjesës së parë kur një pjesë e lojtareve u ndihmuan nga stafi për të dalë nga fusha pasi e kishin të pamundur. Kundërshtaret që po fitonin 5-0 shpërthyen në të qeshura por nuk bëhej fjalë për një shaka pasi shtypi zbuloi më vonë që lojtaret kishin konsumuar një drekë jo shumë të këshillueshme për sportistët.

sfidanti.al