Frenohet fantazia për Lewandowskin, Bayern: Nuk e shesim futbollistin

Robert Lewandowski ditët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes së mediave dhe shkak u bë agjenti i tij i cili shprehu pakënaqëistë e futbollistit në drejtim të skuadrës së Bayernit të Mynihut dhe trajnerit Carlo Ancelotti. Kaq mjaftoi që klubet të nisin fantazinë e tyre për blerjen e sulmuesit polak, dicka që u frenua menjëherë nga drejtuesit e Bayernit të Mynihut të cilët mohuan cdo tratativë me klube të tjerë për transferimin e Robert Lewandowskit . ‘Lewandowski ka me ne një kontratë deri në vitin 2021-ishte reagimi i kampionëve të Gjermanisë-nëse klubet e tjerë nisin bisedimet me futbollistë që kanë një kontratë afatgjatë me ekipin ku aktivizohen rrezikojnë ndëshkimin nga FIFA. Ne nuk jemi në bisedime me askënd dhe as nuk do të ndërmarrim këtë hap pasi nuk e kemi nxjerrë në merkato futbollistin’.

sfidanti.al