Dresdeni karantinohet 2 javë, si mund të luhen Bundesligat?!

Futbolli gjerman ishte kthyer në objektin e lakmisë dhe admirimit të gjithë Europës, por ndoshta këto ndjenja mund të kenë qenë të parakohshme. Edhe në vendin më të organizuar në Europë (nga të mëdhenjtë), ka “plasaritje” dhe të papritura, siç ndodhi tek Dinamo e Dresdenit ku dolën 2 pjesëtarë pozitivë me koronavirus. Sipas propozimit të qeverisë gjermane, Dresdeni do të duhet të izolohet për 14 ditë, pra për dy javë, por kjo prish punë në kalendarin e kampionatit të Bundesligës së dytë.

Kur do të luhen ndeshjet e parashikuara për Dresdenin? Sa do të ndikojë kjo në shtyrjen e afateve për përfundimin e sezonit? Dueli i parashikuar në 17 maj ndaj Hanoverit nuk do të luhet. Shqetësimi më i madh është se kjo mund të ndodhë edhe në Bundesligë. Pavarësisht se kontrollet kanë qenë të fortë e të shumtë, sërish jo gjithçka mund të kontrollohet, pasi flitet për qindra e mijëra njerëz, si lojtarë, trajnerë, staf mjekësor, punonjës, administratë etj.

Sfidanti.al