Kjo nuk do të kishte ndodhur me ish-trajnerin Tomas Tuhel. Njeriu që tani ndodhet në stolin e PSG-së, u kishte ndaluar lojtarëve të tij ushqimin e shpejtë (fast fudin – fast food), sheqerin dhe drithërat, por Lysien Favre e bëri një lëshim.
Menjëherë pas fitores së fundit të vitit në Bundesligë, lojtarët e Dortmundit, bashkë me trajnerin e tyre, festuam me nga një hamburger në dorë. “Përjashtimi forcon rregullin”, thotë proverbi shkencor, dhe Favre e ka shumë të qartë parimin. Skuadra e tij e re, në mënyrë të merituar është forcë e parë e kampionatit gjerman, 6 pikë mbi Bajernin.
Tek Borusia shkëlqejnë jo vetëm Marko Rojs, Xhejdën Sanço apo Pako Alkaser (12 gola në 12 ndeshje), por edhe ish-kampioni i botës, Mario Gëce. Sulmuesi e mbylli shumë mirë vitin tepër të vështirë 2018. Ai shënoi pak këtë sezon, vetëm 1 gol në 15 ndeshje, dhe krijoi 3 gola, por ai u sakrifikua për ekipin. Gëce vrapoi më shumë se të gjithë, mesatarisht 12.4 km për ndeshje. Jo vetëm kaq, por ai pati 104 vrapime të shpejta në çdo ndeshje, një shifër e jashtëzakonshme.
Me një Gëce të tillë, Favre e di se Dortmundi i tij do të jetë shumë i vështirë për t’u mundur në fazën e dytë. Nëse vazhdohet kështu, “festa me hamburger” mund të ndodhë përsëri.
Sfidanti.al