Klubi i parë që do ta provojë do të jetë pikërisht ai që ka qenë më trimi nga të gjithë, Unioni i Berlinit. Kryeqytetasit që kanë bërë zhurmë vazhdimisht për të pasur publikun në ndeshje, do të kenë një “provë gjenerale” këtë të shtunë, në sfidën shtëpiake ndaj Këlnit në orën 15:30. Klubi do të caktojë 8 pika testimi për koronavirusin në impiantin me emrin nostalgjik “Stadiumi tek roja i vjetër i pyllit”, ndërsa si “kavie eksperimentale” do të përdoren 300 personat që lejohen sipas protokollit të sotëm sanitar për të qenë të pranishëm në ndeshje. Unioni donte ta bënte këtë gjë shumë muaj më parë, por ende nuk ishin të disponueshëm testet e shpejta. “Ne duam të jemi gati kur të vijë miratimi në nivel politik”, – thotë zëdhënësi i klubit, Kristian Arbajt.
Sfidanti.al