Brozovic largohet nga Kombëtarja e Kroacisë

Marcelo Brozovic i ka surprizuar të gjithë me vendimin e marrë së fundmi. Ish-mesfushori i Interit ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Kroacisë, në moshën 31-vjeçare. Lojtari e njoftoi këtë, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ku shkruan se e ka mbyllur me kombëtaren pas 99 ndeshjeve të luajtura. Mesfushori nga Zagrebi e nisi karrierën në kombëtare në vitin 2014 dhe pas saktësisht 10 vitesh i erdhi fundi. Në 99 paraqitjet e lartpërmendura, ai shënoi shtatë gola. Brozovic do të vazhdojë karrierën e tij në klub ku aktualisht mban fanellën e Al-Nassr. Më parë, ai la gjurmë tek Interi dhe Dinamo Zagreb.

sfidanti.al