Bologna, Sinisa Mihajlovic, pozitiv me Covid 19

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic rezultoi pozitiv me coronavirus pas testeve me tampon të kryera në momentin që u kthye në qytetin e Bolognas. Ishte vetë klubi italian që e komunikoi lajmin teksa shtoi se Mihaljovic është asimptomatik dhe do të qëndrojë në izolim për 2 javët e ardhshme ashtu sic parashikohet nga protokolli kombëtare.  Ditën e hënë do të kryejnë testet edhe futbollistët dhe bashkëpunëtorët e skuadrës së parë

Rreth një vit më parë, Sinisa Mihajlovic bëri të ditur se ishte me leucemi dhe iu nënshtrua edhe një trampianti. Ndërkaq, këto ditë janë kryer edhe testet për Covid 19 tek futbollistët e skuadrës së të rinjve dhe të gjithë rezultuan negativë.

Sinisa Mihajlovic u kthye në Bologna pas pushimeve që i kaloi në ishullin e Sardegnas me bashkëshorten e tij. Testi pozitiv dhe izolimi i tij edhe pse është asimptomatik do të thotë se ai nuk do të jetë me skuadrën në grumbullimin e saj për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Sfidanti.al