Beraldo, blerja më e re e Paris Saint Germain

Lucas Beraldo është zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain. Klubi francez përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se mbrojtësi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 35. 20-vjeçari ka spikatur me Sao Paulo në Brazil dhe pavarësisht moshës së re është kthyer në një pikë kyçe te skuadra braziliane. Tashmë mbrojtësi është gati për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e një klubi ambicioz si Paris Saint-Germain. Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time dhe do të më ndihmojë të rritem profesionalisht. Mezi pres që të takoj shokët e rinj të skuadrës dhe të zbres në fushë me fanellën e PSG”, ka deklaruar Beraldo.

sfidanti.al