Jude Bellingham ka filluar tashmë “garën me kohën”. Mesfushori i Real Madridit iu nënshtrua me sukses një operacioni në bërrylin e majtë dy ditë më parë në Londër në Klinikën Fortius dhe do të jetë jashtë fushave deri në mesin ose fundin e tetorit. Kjo është një mungesë e rëndësishme për Xabi Alonson, i cili do të humbasë një nga lojtarët e tij kryesorë në fillim të sezonit.
Lojtari anglez shprehu optimizëm, duke ndarë një foto nga shtrati i tij në spital me një mesazh falënderimi: “Faleminderit Andreë Ëallace, Susan Alexander, ekipit të tyre dhe të gjithëve në Klinikën Fortius për operacionin dhe mikpritjen. Faleminderit Iván Ortega dhe Dr. Leyes që erdhët të më mbështesni. Dhe së fundmi, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e urimeve të mira dhe dashurisë. Procesi i rikthimit në fushë ka filluar tashmë, shihemi së shpejti”.
Dëmtimi në bërryl, i cili e ka munduar që nga nëntori i vitit 2023, kishte ndikuar në performancën e tij gjatë vitit të kaluar. Pavarësisht shqetësimit, Bellingham ka qenë gjithmonë një anëtar i rëndësishëm i ekipit, por vendimi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale u mor në konsultim me mjekët e tij për të siguruar një rikuperim të plotë.
sfidanti.al