Trajneri Roberto Martinez do te perfitoje shperblim 1.5 milione Euro nese Belgjika do te arrije deri ne finale te Boterorit te Rusise. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja ‘Le Soir’ sipas se ciles ne kontraten e trajnerit ishte parashikuar shperblim per rendimentin e tij qe mund te trefishoje pagen e tij. Kjo e perditshme thekson gjithashtu se paga baze e Martinez eshte 830 mije Euro.
Ashtu sikurse edhe futbollistet, edhe per Martinez, Federata Belge ka parashikuar dhenien e bonuseve ne baze te raundeve qe do te kaloje. Keshtu nese Belgjika arrin ne 1/8 e finaleve Martinez do te perfitoje 350 mije Euro, ne rast te arritjes ne gjysmefinale do marre 700 mije Euro, ndersa per arritjen me finale do te marre 1.5 milione Euro pavaresisht fiton apo humbet ate.
Sfidanti.al