Bayern-i, kërkon shërbimet e Barkola dhe Niko Williams

Pasi rifitoi titullin kampion në Bundesligë nën drejtimin e Vinsent Kompani, Bajerni i Mynihut dëshiron gjithashtu të rifitojë dominimin e tij europian. Dhe ata e dinë se, për ta bërë këtë, duhet të rinovojnë një pjesë të skuadrës. Ndërsa nuk arritën të nënshkruanin me Florian Virtz (i cili aktualisht është në shënjestër të Liverpulit), ata tashmë janë në kërkim të një sulmuesi anësor. Siç raportohet nga “Sky Germany”, ka dy mundësi në tryezë për ekipin bavarez: Bradlej Barkola dhe Niko Williams.

“Bradlej Barkola dhe Niko Williams janë ndër objektivat e Bajernit. Kampionët gjermanë janë ende duke vlerësuar profile të ndryshme. Megjithatë, ata që janë përgjegjës, kanë nevojë për kohë, pasi ofertat konkrete varen nga vendimet në lidhje me Sane dhe Koman”, shkruan Florian Pletenberg në “Sky Germany”. Pra, gjithçka varet nga largimet: dy lojtarë që kanë qenë të rëndësishëm vitet e fundit dhe që marrin paga shumë të larta, por që nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit Vinsent Kompani. Për Sane, për shembull, negociatat janë duke u zhvilluar me Fenerbahçen dhe Gallatasarajin (kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor); për Komanin (kontrata deri në vitin 2027), ndërkohë, ata janë përpjekur ta fusin në marrëveshjen e Rafael Leaos me Milanin, por deri më tani nuk ka pasur dritë jeshile nga klubi nga “San Siro”.

Portugezi, i cili është një opsion, i bashkohet Barkolas (kandidati i preferuar, sipas “Sky”) dhe Niko Uilliams. “Nëse transferimi i Barkolas nuk realizohet, Williams aktualisht konsiderohet si një nga alternativat kryesore. Bajerni ka intensifikuar bisedimet me Atletik Bilbaon për Williams ditët e fundit. Janë zhvilluar takime dhe biseda”, shkruan gazetari gjerman. Dhe ndërsa negociatat me PSG-në janë të nevojshme për të nënshkruar Barkola, ekzistenca e një klauzole lirimi prej 58 milionë eurosh në kontratën e Niko Uilliams i bën gjërat më të lehta. Nëse anësori pranon dhe pagesa realizohet, ai do të jetë i Bajernit duke nisur nga sezoni i ri.

sfidanti.al