Mishi Batshuai që në ndeshjen e fundit të grupit luajti në formacionin e parë të Belgjikës kundër Anglisë në Botëror, megjithëse nuk shënoi gol, sidoqoftë e shënoi praninë e tij me një incident qesharak.
Ky sulmues belg shkoi të festoi golin e fitores së Adnan Januzajt dhe e goditi fort topin në portën angleze, por agresiviteti i tij, me të vërtetë, i ra në kokë po atij vetë. Pasi topi që ai goditi fort, shkoi e u përplas në shtyllë dhe iu kthye atij po me atë forcë në kokën e tij, gati duke e rrëzuar atë. Batshuai bëri shaka në kurriz të vetes mbas ndeshjes në Twitter, sapo e kuptoi se edhe të tjerët do të bënin shaka në adresë të tij.
Sfidant