Barcelona, federimi i blerjeve të reja në rrezik

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi në një intervistë me TV3 se nuk mund të garantojë regjistrimin (federimin) e menjëhershëm të tre nënshkrimeve të reja (Joan García, Marcus Rashford dhe Roony Bardghji) ose të dy lojtarëve që kanë rinovuar së fundmi, Wojciech Szczesny dhe Gerard Martín.

Afati më i afërt është e shtuna, kur skuadra “blaugrana” do të debutojë në Mallorca, por klubi ka ende kohë deri më 31 gusht për të përfunduar regjistrimet.

Laporta shprehu besim veçanërisht në lidhje me nënshkrimin e portierit Joan García, i cili mund të regjistrohet sapo LaLiga të miratojë certifikatën mjekësore që vërteton mungesën e zgjatur të Marc-André ter Stegen.

“Me raportin e Marc, mendoj se do të jemi në gjendje ta regjistrojmë Joan; po punojmë për të tjerët dhe pres lajme të mira. Nëse nuk është para fillimit të LaLiga, do të ketë ende kohë”, tha mes të tjerash Laporta.

sfidanti.al