Milan në “rrezik”. Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një sulmuesi krahu dhe sipas mediave italiane, Rafael Leao shikohet si alternativa perfekte për këtë pozicion. Portugezi po kalon një sezon të vështirë në Milano, që kur drejtimin e kuqezinjve e mori Paulo Fonseca. Dëshira e madhe e klubit katalanas është Nico Williams, por duket ditur vështirësitë për të shkuar deri tek lojtari i Athletic Bilbaos, Lea shikohet si tratativë më e realizueshme. Megjithatë flitet se skuadra e Milanit nuk do të pranojë të nis tratativat nëse nuk do të dëgjojë një ofertë që të kënaq pritshmëritë e klubit, me drejtuesit kuqezinj, që duan rreth 75 milionë euro për portugezin.
sfidanti.al