Presidenti i Genoas, Alberto Zangrillo foli në “Radio Sportiva” për transferimin e mundshëm të Mario Balotellit, i cili aktualisht është ende një lojtar i lirë.
“Unë nuk jam dakord me ata që besojnë se ardhja e tij mund të mërzisë ata që janë tashmë në skuadër. Unë besoj se Super Mario ishte potencialisht numri 9 më i mirë italian i njëzet viteve të fundit.
Jam i bindur se Balotelli mund të kthehet ai lojtari i madh që ishte në Marassi, është një sfidë që më ka mbajtur pa gjumë për disa natë, nëse do të mundja, nuk do të hiqja dorë kurrë nga Mario, më pëlqen futbolli romantik”, ka deklaruar mes të tjerash presidenti i Genoas, ardhjen e mundshme të Mario Balotellit te skuadra kuqeblu.
Sulmuesi, aktualisht lojtar i lirë, po stërvitet i vetëm në Breshia dhe prej javësh po flitet për nënshkrimin e tij të mundshëm nga Genoa.
sfidanti.al