Bajern, Levandovski, shifra më të mira se të Ronaldos e Messit

Bajerni I Mynihut nuk po zhvillon sezonin më të mirë, por kjo duket se nuk ka ndihmuar aspak në formën e yllit të kësaj skuadre, Robert Levandovskit që po shfaqet në nivele spektakolare që nga fillimi I këtij sezoni. Gjatë verës polaku mendopi largimin nga klubi bavarez, por në fund qëndroi te Bajerni dhe rinovoi deri në vitin 2023

Edhe pse Bajerni nuk e ka monopolizuar kampionatin gjerman, për Levandovskin mund të thuhet se ka regjistruar startin më të mirë të sezonit në karrierë teksa në 24 ndeshje ai ka arritur në kuotën e 30 golave

Edhe pse I mungon edhe  ndeshje nga mbyllja e 2019. Levandvski po krahasoher me 2 futbollistët më të mirë të botës, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Levandovslki me 30 golat në 24 ndeshjet e luajtura ka një mesatare prej 1.25 golash për ndeshje, shifra gati të barabarta me të argjentinasit dhe portugezit.

Për Messin, starti më I mirë I sezonit ishte në 2012/2013 kur shënoi 34 gola në 26 ndeshje me një mesatare prej 1.31 golash për ndeshje. Ndërsa Ronaldo shënoi 32 giola në 25 ndeshje në startin e sezonit 2014/2015 me 1.28 gola për ndeshje. Por ndryshe nga Messi e Levandovski, Ronaldo në atë vit luajti Superkupën e Evropës dhe Botëroron e Klubeve edhe pse nuk mori pjesë në Kupën e Mbretit deri në fundin e vitit

Vlen të kujtohet se në ato vite, Messi e Ronaldo arritën të fitonin edhe Këpucën e Artë me argjentinasun që shënoi 46 gola e portugezin 31. Për momentin Levandovski kryeson me 19 gola e 38 pikë përsa u përket golashënuesve më të mirë të ligave evropiane.

Sfidanti.al