Arteta për telenovelën Ozil: Është i lirë të shkojë në një klub tjetër

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta foli për situatën e Mesut Ozil, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor dhe duket se ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar te Fenerbahce.

‘Nuk e di se cfarë do të ndodhë. Sigurisht tani ai është i lirë të bisedojë me klube të tjerë. Do të flasim se cila është situata më e mirë për një të ardhme të afërt dhe sigurisht edhe me futbollistin e agjentin. Besoj se të gjithë futbollistët duan të luajnë dhe pse mund të jenë në ditët e fundit të tyre në klub-tha Arteta.

I pyetur për mundësinë e largimit të Ozil që në merkaton e muajit janar, Arteta tha se po ndodhi do të jetë për të mirën e të gjithëve. ‘Nëse zgjidhet kjo cështje këtë muaj është  për të mirën e të gjithëve-shtoi Arteta-është për të mirën e Mesut Ozil dhe të ardhmen e tij dhe të klubit. Nëse ky do të jetë rasti, do të përparojmë, në rast të kundërt ai do të vazhdojë të qëndrojë këtu’.

Sfidanti.al