Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle United, me një marrëveshje që raportohet se kap vlerën e 75 milionë paundëve, rreth 88 milionë euro. Mesfushori brazilian ka firmosur një kontratë katërvjeçare me “Topçinjtë”, me opsion për zgjatjen e saj edhe për një sezon tjetër.
Marrëveshja mes dy klubeve u arrit pas negociatave të gjata, ndërsa trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka admiruar prej kohësh brazilianin dhe tashmë ka arritur ta afrojë në skuadër.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se lojtari brazilian Bruno Guimaraes është bashkuar me ne nga Newcastle United me një kontratë afatgjatë”,thuhet në njoftimin e Arsenalit. Guimaraes ishte kapiten i Newcastle sezonin e kaluar, duke regjistruar 41 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Ai shënoi 9 gola dhe dhuroi 7 asistime.

