Fillimi i epokës Ljungberg nuk solli ndryshimin që pritej nga tifozët e Arsenalit dhe pas humbjes me Brajtonin janë shfaqur disa episode që me shumë mundësi do të diskutohen shumë nga tifozeria e skuadrës londineze që tashmë duket se e ka humbur durimin me Topcinjtë.
Janë disa nevoja që nuk mund të shtyhen, sic është ajo e të shkuarit në banjë. Por kur kjo ndodh gjatë zhvillimit të një ndeshje ku skuadra është në kërkim të dëshpëruar në gjetjen e golit të barazimit, atëherë kritikat janë të paevitueshme. Është ky rasti I Obamejang, pauza e të cilit ndodhi në mbrëmjen më të errët të Arsenalit që humbi 2-1 ndaj Brajtonit për të regjistruar momentin e tij më negativ në 42 vjet. Sipas tifozëve faji është edhe I Obamejang që shkoi në dhomat e zhveshjes për një moment privat në momentin më të rëndësishëm të ndeshjes. Sipas tabloidit ‘The Sun’ më e cuditshmja është se trajneri Ljungberg as nuk e kuptoi se cfarë kishte bërë Obamejang.
‘Nuk I kushtova rëndësi-tha Ljungberg-e pashë të kthehej në fushë pasi ishte zhdukur për disa minuta’. Por të paktën Obamejang ishte I justifikuar për ‘zhdukjen’ e tij nga ndeshja, ndryshe nga shokët e tij të skuadrës që ishin në fushë, por nuk është se u dukën kushedi se cfarë
Por ‘toilet-gate’ duket se është problemi më I vogël I Arsenalit në atë mbrëmje krejtësisht për t‘u harruar. Ai që mendoi t’I hedhë benzinë zjarrit në fund të ndeshjes ishte pikërisht Mesut Ozil që në përfundim të ndeshjes, duke dalë nga fusha e lojës nisi një debat me bashkëkombasin e tij gjerman Mertesaker që tani është asistenti I Ljungberg. Mesfushori, që me trajnerin e ri duket se ka rifituar vëmendjen që nuk I kushtonte Emeri, bëri gjeste të qarta që tregonin vuajtjen e tij kundrejt ish mbrojtësit, pork y I fundit ruajti qetësinë dhe nuk reagoi nga sulmi I Ozil, që rrezikon sërish që të ketë një jetë të vështirë te Arsenali edhe në këtë epokë të re.
Sfidanti.al