Argjentina në krye të renditjes së FIFA-s pas 6 viteve!

U desh të fitohej Kupa e Botës, por edhe diçka më shumë. U desh të kalonin 6 vjet që Argjentina të kthehej sërish në krye të renditjes botërore të ekipeve kombëtare, që e organizon FIFA. Pas triumfit në Katar, Mesi me shokë fituan edhe miqësoret ndaj Panamasë (2-0) dhe Kuraçaos (6-0). Pas argjentinasve vjen Franca, ndërsa Brazili ka zbritur në vendin e tretë në botë.

Sfidanti.al