Apeli në Twitter funksionoi; Keisuke Honda gjen skuadër

Këmbëngulja të shpërblen. Keisuke Honda provoi cdo mënyrë dhe tani mund të mbledhë frytet e përpjekjeve të tij. Nëpërmjet Twitterit, japonezi iu vetëofrua Milanit, mancestet Junajtid… të gjitha skuadrave duke deklaruar se është ende një prej lojtarëve më te mirë aziatikë në qarkullim.

Por duket se dikush e ka parë dhe mirëpritur apelin e tij dhe bëhet fjalë për Viteshen. Është pikërisht klubi holandez që vendosi t’I japë mundësinë japonezit që të stërvitet me skuadrën për të fituar më pas të drejtën e nënshkrimit të një kontrate.

E vetmja gjë që kërkonte Honda ishte rikthimi në Evropë, pasi nuk e kishte aspak të vështirë që të gjente një klub në Arabi apo në kampionate të ngjashme në gjendje që të plotësonte kërkesat e tij financiare. Por për të nuk ishte cështje parash, ai donte të kthehej të luante në Kontinentin e Vjetër.

Pasi u stërvit me VVV-Venlon  pa mundur të sigurojë një kontratë, Honda tani e provon me Viteshen. ‘Që nesër do të nis stërvitjen me Viteshen. Faleminderin, ndihem si 12 vjet më parë kur bëra provën e parë-shkruante Honda në postimin e tij në Twitter. Tani I takon atij që të tregojë vlerat e tij dhe të nënshkruajë kontratën aq të dëshiruar.

Sfidanti.al