Ancelotti: Mbappe, i zhgënjyer dhe trishtuar

Real Madridi mund të ishte sot vetëm një pikë larg rivalit të përjetshëm, Barcelona, me një ndeshje më pak, por humbi 2-1 në Bilbao. Shumëkush fajëson Kylian Mbappénë për humbjen, pasi ai dështoi sërish të realizonte një penallti, por trajneri Carlo Ancelotti nuk është i këtij mendimi. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ancelotti tha:

“Nuk kam folur me të. Ishte një ndeshje e vështirë, e balancuar, shumë e luftuar dhe konkurruese. Kur barazuam, mund të mendonim se po e kontrollonim lojën, por detaje të vogla na ndëshkuan. Humbëm penalltinë… Nuk mund ta vlerësoj lojën e një lojtari vetëm për shkak të një penalltie, të cilën ndonjëherë e shënon dhe ndonjëherë jo. Natyrisht, ai është i trishtuar, i zhgënjyer, por duhet të vazhdojmë.”

I pyetur për formën e Mbappésë, Ancelotti pranoi se lojtari ende nuk ka arritur nivelin që kishte te PSG-ja, por kërkoi durim:

“Ai nuk e ka shfaqur ende potencialin e plotë që kishte kur luante me te PSG-sa. Nuk është në formën më të mirë, por duhet t’i japim kohë të përshtatet. Ka shënuar 10 gola dhe po punon për t’u përmirësuar.”

Sa i përket pyetjes pse Bellingham, i cili shënoi penalltinë e fundit për ekipin, nuk e mori përsipër këtë herë, Ancelotti shpjegoi:

“Mendoj se ata të dy (Bellingham dhe Mbappé) folëne njëri-tjetrin dhe ai Mbappé mori përgjegjësinë, por nuk e përmbushi mirë. Kjo mund të ndodhë në futboll.”

sfidanti.al