Alexander-Arnold te Real, tifozi i Liverpool i djeg fanellën

Trent Alexander-Arnold është pranë kalimit te Real Madrid. Po finalizohen detajet e fundit burokratike, por transferimi i mbrojtësit anglez te Los Blancos duket tashmë i sigurt. Me Liverpool nuk u arrit rinovimi i kontratës, e cila skadon më 30 qershor 2025, dhe kështu ai do të jetë i lirë të largohet si lojtar i lirë, me Real që e pret krahëhapur. Një nga talentet më të mëdhenj të zbuluar nga Jurgen Klopp gjatë periudhës së tij të gjatë në krye të The Reds është gati të largohet nga klubi, duke shkaktuar zemërim të madh te tifozët. Një prej tyre, në veçanti, ka postuar një video në rrjetet sociale duke bërë një gjest që nuk është pritur mirë nga të gjithë. Në pamjet filmike, ai shfaqet duke mbajtur në dorë fanellën me numrin 66 të Alexander-Arnold, e cila më pas merr flakë ngadalë. Një mesazh i qartë për lojtarin: “Po të fshijmë nga kujtesa jonë.” Megjithatë, ky veprim nuk është përkrahur nga të gjithë tifozët e Liverpool, pasi shumë prej tyre e kanë konsideruar të tepruar dhe mosrespektues ndaj një futbollisti që ka dhënë shumë për klubin dhe që, në fund të fundit, ka bërë një zgjedhje profesionale.

sfidanti.al