Al Nasr nuk ndalet në merkato, arabët nënshkruajn me Otavion

Mesfushori portugez, Otavio është rrugës për në Arabinë Sauditë tek Al Nasr, aty ku do të gjejë shokun e tij në Kombëtare, Kristiano Ronaldo. Klubi arab ka vendosur të paguajë 60 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është edhe klauzola.

Dy klubet kanë arritur marrëveshjen finale dhe po negociojnë vetëm për këstet e pagesave. Otavio do të shndërrohet në shitjen më të shtrenjtë në historinë e Portos, duke parakaluar mbrojtësin Eder Militaon, i cili u transferua te Reali i Madridit për 50 milionë euro, ndërkaq 28-vjeçarin e pret një kontratë 3-vjeçare tek Al-Nasr, nga e cila do të përfitojë në total plot 40 milionë euro.

 

sfidanti.al