Nejmar është gjithnjë në qendër të vëmendjes edhe kur nuk mund teë zbresë në fushën e lojës për shkak dëmtimi. E ardhmja e sulmuesi brazilian është gjithnjë temë diskutimi në Paris, pasi flitet se Nejmar dëshiron kthiminm në Spanjë, ndërkohë që atë e pëlqen shumë Reali i Madridit.
Ai që mendon të qartësojë pozicionin e sulmuesit 27 vjecar është presidenti i Paris Sën Zhermenit, Naser Al Kelaifi që mohon largimin e futbollistit,
‘Reali i Madridit ose cdo klub tjetër nuk është e nevojshme që të na marrin në telefon për të pyetur për Nejmarin apo ndonjë futbollist tjetër tonin-tha Al Kelaifi-Reali i Madridit e di shumë mirë që Nejmar nuk është në shitje dhe ai nuk do ta lërë Paris Sën Zhermenin në verën e ardhshme. Kemi një raport të shkëlqyer me të dhe babain e tij, është raporti ideal që mund të rezistojë gjatë’
Por Nejmar nuk është i vetmi që mbahet fort nga drejtuesit e Paris Sën Zhermenit. Zërat e merkatos kanë rrethuar edhe Kilian Mbape, edhe ky ka qenë në shënjestrën e Realit të Madridit
‘Mbape është tashmë një legjendë e klubit-tha Al Kelaifi-ajo që ai ka bërë në moshen 20 vjecare duke fituar një Botëror dhe përfshirja e tij mes 5 futbollistëve më të mirë të botës është dicka e jashtëzakonshme. Në Paris e duan të gjithë, është shtëpia e tij dhe ai e di që ka gjithcka që i duhet për të bërë historinë te Paris Aën Zhermeni. Mbape dhe Nejmar do të qëndrojnë me ne. Nuk jam 100%, por 2000% i sigurt për këtë. Rregulli i Fair Play Financiar nuk na detyron në asnjë mënyrë që të privohemi nga yjet tanë’
sfidanti.al