Ajaxi firmos me trajnerin e ri

John van’t Schip është trajneri më i ri i Ajaxit. Lajmi është dhënë nga klubi holandez, nëpërmjet kanaleve zyrtare. Schip do të pasojë Maurice Steijn, i larguar për mungesë rezultatesh.

“Ajax emëron John van’t Schip si trajner të përkohshëm. Ish-lojtari i Ajaxit nënshkruan një kontratë me klubin që zgjat nga 30 tetori 2023 deri më 30 qershor 2025. Van’t Schip dhe Ajax kanë rënë dakord që ai të hyjë në një funksion në menaxhimin teknik nga 1 korriku 2024.” – tha ai. Sa i takon karrierës si trajner, John van ‘t Schip ka drejtuar Chivas, apo Melbourne Heart. Gjithashtu, më parë ka qenë “timonier” i Greqisë.

sfidanti.al