Merkatoja e transferimeve të futbollistëve për muajin janar është mbyllur, por Jorge Mendes vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medias. Këtë radhë lajmi është se agjenti I Cristiano Ronaldos, Mourinhos dhe shumë emrave të tjerë të mëdhenj të futbollit botëror dyshohet për mashtrim fiscal dhe pastrim parash nëpërmjet transaksioneve të ndryshme në merkaton e transferimeve, një histori ku duket se është I përfshirë edhe presidenti I I Portos, Jorge Nuno Pinto Da Costa.
Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja ‘Sabado de Portugal’ sipas së cilës ata kanë paguar 20 milionë Euro më shumë taksa për të evituar problemet e zbuluara nga dokumentet e Football Leaks. Por Mendes e Da Costa nuk janë të vetmit që dyshohen për veprime ilegale financiare teksa përmenden edhe emra të tjera sic është klubi I Benficës dhe presidenti I saj Luis Filipe Vieira
Autoritetet fiskale në Portugali kanë përcaktuar se cilat janë operacionet e dyshimta të Portos dhe që po hetohen dhe bëhet fjalë për ato të James Rodríguez, Radamel Falcao, Danilo Pereira, Gianelli Imbula, Eliaquim Mangala, Jackson Martínez e Iker Casillas.
Ndërkaq Porto ka reaguar ndaj këtij lajmi teksa bëri të ditur se as vetë klubi e as presidenti nuk janë marrë në pyetjë në lidhje m ndonjë hetim . Sipas Portos, është dicka e cuditshme që publikohet ky lajm përpara ndeshjes vendimtare mes Portos dhe Benficës
Përsa I përket Benficës, dyshimet janë për lëvizjet e emrave të tillë si; André Carrillo, Pizzi, Jiménez, Julio César y Jonás., ndërkohë që klube të tjerë si Sporting Lisbonë, Estoril apo Vitoria Guimaraes kanë mohuar në mënyrë kategorike cdo gjë që është publikuar
Porto dhe Benfica do të luajnë ditën e shtunë në atë që quhet Klasikja e futbollit portugez dhe që po rrethohet nga polemikat që nuk kanë të bëjnë me futbollin e luajtur. Benfica është në krye të renditjes me 7 pikë më shumë se Porto, diferencë kjo që do të shkojë në 10 pikë nëse do të fitojë ndaj ‘Dragonjve’
Sfidanti.al