Ndryshime në Gjirokastër, ku situata nuk është aspak e mirë. Pas humbjes në shtëpi me Besën, me rezultatin 2-3, drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Bledar Devolli. Trajneri i ri i Luftëtarit është zgjedhur Neritan Novi, një tjetër ish-futbollist gjirokastrit. Objektivi i mbijetesës në Kategorinë e Parë është shumë i vështirë për skuadrën

