Armando Broja do të ndërrojë skuadër, por do të qëndrojë në Londër. Sulmuesi i Shqiperisë largohet nga Chelsea në formë huazimi te Fulham, lajm i cili është bërë publik nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Sa i takon shifrave të transferimit, Blutë e Londrës do të përfitojnë rreth 5 milionë euro për huazimin e lojtarit.
