Dortmundi paralajmërohet: Bajerni nuk mundet me adoleshentë!

Këtë ia thanë edhe Sër Aleks Fergusonit në 1993, por doli ndryshe, ndërsa në këtë rast duket se kritikët kanë të drejtë. Borusia e Dortmundit vazhdon të cilësohet si sfiduesja kryesore e Bajernit në Gjermani, veçse me futbollistët kryesorë tepër të rinj në moshë, duket se nuk do të ketë përvojën për rezistencë serioze. Trajneri Lysien Favre ka në dispozicion Erling Halandin, Xhejdën Sançon (nëse nuk ia merr Mançester Junajtidi), Xhovani Reinën dhe Xhud Belinghamin, të moshës nga 17 deri në 20 vjeç. Po ashtu ka një 15-vjeçar si Jusufa Mukoko, i cili është një talent tepër i madh, por me moshë tepër të vogël. Analistët në Gjermani nuk mendojnë se ky Dortmund kaq i bukur, do të jetë aq i fortë saqë të përballojë “korracatën” e Hansi Flikut.

Sfidanti.al