Kylian Mbappe u kthye në stërvitjet e Paris Saint Germainin. Sulmuesi francez rezultoi pozitiv me Covid në 7 shtator gjatë grumbullimit me përfaqësuesen dhe nuk mundi të luajë në 3 ndeshjet e para të sezonit të ri të Ligue 1 me skuadrën pariziene. Megjithatë 21 vjecari mund të mungojë edhe në ndeshjen e së dielës ndaj Nice për shkak të interpretimit të protokollit sanitary të Ligës Franceze të Futbollit
Edhe pse Rregullorja e Covidit e përcaktuar për këtë sezon e reduktoi kohën e izolimit nga 14 në 7 ditë, protokolli vendos që nëse një lojtar ka rezultuar pozitiv me coronavirus nuk mund të kthehet të luajë një ndeshje deri në 15 ditë pas diagnostikimit. Duke qenë se Mbappe u diagnostikua me Covid-19 në 7 shtator deri të dielën do të kenë kaluar 13 ditë dhe jo 15 që janë të detyrueshme në izolim.
Megjithatë Komisioni i Covid 19 I LFP mund ta konsiderojë të kryer periudhën e izolimit dhe të lejojë Mbappenë që të aktivizohet në ndeshjen me Nice.
Sfidanti.al