Tencent blen të drejtat TV të Premier League për Kinën për…10 milionë Euro

Një kontratë e re. Grupi Tencent, kompania më e madhe e teknologjisë në Kinë siguroi të drejtat e transmetimit të Premier League angleze këtë sezon. Kjo kompani bëri nkë ofertë shumë të ulët dhe si për cudi u pranua. Mësohet se Tencent do të paguajë vetëm 10 milionë Euro për të transmetuar sfidat e Ligës Angleze në streaming.

Kriza e shkaktuar nga coronavirusi bëri që PPTV  të heqë dorë nga pagesë e shumës së përcaktuar në kontratën me Premie League. PPTV, një filial i kompanisë Suning nuk e pagoi kuotën e muajit mars për shkak të impaktit të Covid 19 në kompeticion dhe kjo solli edhe zgjidhjen e kontratës.

Financial Times bëri të ditur se Tencent do të bëjë një pagesë fikse për të transmetuar ndeshjet e Premier League në streaming gjatë gjithë sezonit. Ndërsa e përditshmja AS nga burime pranë Tencent mësoi se pagesa do të jetë 10 milionë Euro që është 90% më pak se ajo që paguante Suning që kampionati anglez të transmetohej në streaming nga filiali i tij, PPTV.

Sfidanti.al