Laporta firmos mocionin e parë të mosbesimit në historinë e Barçës!

Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që në “Kamp Nou” të kishte diçka të tillë, dhe kjo po i ndodh për herë të parë Zhozep Bartomeut. Një mocion mosbesimi do të paraqitet në Asamblenë e ortakëve të Barcelonës, mocion që synon të shkarkojë presidentin e tanishëm, pa pritur kohën e zgjedhjeve në mars 2021. Këtë mocion e firmosi edhe ish-presidenti Zhoan Laporta, një kundërshtar i rreptë i Bartomeut dhe ish-kreu i klubit në kohën e lavdishme të Pep Guardiolës. Pritet se kur do të paraqitet ky mocion para asamblesë dhe si do të jetë votimi. Për momentin, atmosfera në klub është shumë e tensionuar pas sulmeve të Lionel Mesit ndaj numrit në “Kamp Nou”, pasi dorëheqjeve të mëparshme dhe bashkimit të kandidatëve për president kundër Bartomeut.

Sfidanti.al