Një tjetër shqiptarë në Serinë A, një tjetër nga Kosova, ashtu si Ardian Ismajli. Nëse mbrojtësi është i Shqipërisë dhe shkon në një skuadër të vogël italiane, Vedat Muriqi kalon tek një nga ekipet më të mirë të viteve të fundit, Lacios. Një operacion i rëndësishëm për rrogën (2.6 milionë euro), dhe vlerën e kartonit, 18+2 milionë euro, gjë që është transferim i rëndësishëm për Superligën e Turqisë, por edhe për Serinë A të këtyre kohëve. Sipas mediave italiane dhe turke, 26-vjeçari do të duhet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare. Me Fenerbahçen ai luajti 36 ndeshje dhe shënoi 17 gola. Pritet të shihet nëse në Itali, Muriqi do të ketë të njëjtin sukses siç e pati në Turqi, dhe me ekipin përfaqësues të Kosovës.
Sfidanti.al