Video hard në chat-in e Whatsappit; Toure përjashtohet nga ndeshja e bamirësisë së UNICEF

Yaya Toure përjashtohet nga Soccer Aid for Unicef, ndeshja e bamirësisë e programuar për t’u zhvilluar në Old Trafford në Manchester për shkak të një episodi aspak të këndshëm me…drita të kuqe. Ish futbollisti i Manchester City i ofroi një grupi Whatsapp  19 prostituta në një  hotel me 5 yje në Cheshire për shokët e skuadrës dhe madje publikoi edhe një video pornografike në chat e grupit.

Disa prej anëtarëve të grupit u ndjenë të fyer dhe kështu bënë kërkesën për përjashtimin e tij nga evenimenti i njohur, ndërsa Yaya Toure kërkoi menjëherë ndjesë për shakanë e papërshtatshme.

‘Dua të kërkoj ndjesë të gjithë personave të përfshirë në Soccer Aid për një batutë aspak të përshtatshme që thashe dhe  për të cilën më vjen shumë keq-shkruante Toure në Tëitter-ishte një shaka, por gjithsesi nuk mora në konsideratë ndjenjat e anëtarëve te tjerë të grupit. Thënë këtë, fshiva menjëherë batutat dhe kërkova ndjesë. Bashkohemi për një kauzë të mirë dhe ky episod na devijon nga objektivi i ndeshjes që është të bashkohemi të gjithë për të ndihmuar fëmijët në të gjithë botën’.

Sfidanti.al