Inter, Eriksen në dyshim; do të sakrifikohet për Kante?

Inter po kërkon me dëshpërim të arkëtojë të ardhura për të tentuar blerjen e objektivit të Antonio Contes për mesfushën, N’Golo Kante dhe në merkaton e transferimeve mund të dalë blerja e muajit janar, Christian Eriksen. Suning ka nevojë që të sigurojë para dhe nëse për danezin për të cilin u pagua 27.5 milionë Euro, vjen oferta e duhur atëherë divorci i bujshëm bëhet realitet. Në këto muaj, danezi ka treguar klasin e tij por e ka pasur të vështirë të integrohet në skemat e Contes

Të shesës përpara se të blesh. Kjo është strategjia e zikaltërve që tani janë përballë një dileme të vërtetë përsa i përket ish mesfushorit të Tottenhamit. Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, klubi dhe trajneri besojnë ende se danezi mund të jetë një vlerë e shtuar në sezonin e ri dhe në horizont nuk ka asnjë shenjë për prishje të raporteve e as nuk ka vullnet mes palëve për t’u ndarë. Por në rast në zyrat e Interit vjen një ofertë interesante, atëherë kartat në lojë mund të ndryshojnë sepse në fund të fundit Eriksen nuk është i paprekshëm për Conten u cili kërkon më shumë muskuj për mesfushën sic janë Vidal e Kante

Për kilianin kalimi në Appiano Gentile është fakt i kryer dhe pritet që Barcelona ta lejojë atë të largohet gratis dhe më pas ai do të nënshkruajë një kontratë 2 vjecare me Interin. Tani klubi milanez shpreson që të mbyllë gjithcka edhe për Kante me Eriksen që mund të jetë celësi.

Sfidanti.al