Revolucioni i Hamburgut për t’i shpëtuar rënies një kategori më poshtë ka filluar pikërisht nga mbrotja. Pasi kanë transferuar javë më parë Mërgim Mavrajn nga Këlni, drejtuesit e Hamburgut synojnë ta sjellin edhe një tjetër mbrotjes cilësorë. Fjala është për futbollistin e Bayenit, Holger Badstuber, I cili së fundi nuk po ka hapësira në skuadrën e drejtuar nga Ançeloti.
Mediat gjermane kanë shkruar se Hamburg synon t’i sjellë Mavrajt një mbrojtës me përvojë, në mënyrë që ta bëjnë një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes. Për ta realizuar me sukses këtë transferim, Hamburg ka gati 4 milionë euro.