Akuzat nga drejtësia, presidenti i FIFA s’e fsheh pakënaqësinë

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino pranoi se hapja e një procesi penal nga ana e drejtësisë zvicerane që i konsideroi të parregullta takimet e tij me Michel Lauber kur ky i fundit ishte Kryeprokuror i Përgjithshëm i Zvicrës i kanë lënë një shije pakënaqësie dhe theksoi se i zhvilloi ato takime për të larguar hijet e së kaluarës.

‘Kemi investuar shumë për të ndryshuar FIFA dhe për t’i dhënë një besueshmëri të re këtij institucioni-tha Infantino gjatë Forumit Ekonomik Zviceran të zhvilluar në Montreaux-takimet me Lauber u bënë sepse doja përfundimisht të largoja hijet e së kaluarës nga FIFA sepse nuk mund të drejtosh një institucion drejt së ardhmes pa larguar të kaluarën’.

Takimet mes Infantinos dhe Lauber u zhvilluan në periudhën 2016-2017 ndërkohë që prokuroria zvicerane po hetonte korrupsionin e mundshëm në FIFA pas largimit të Sepp Blatter, paraardhësi i Infantinos dhe këtu përfshihet edhe mënyra sesi Rusia dhe Katari fituan të drejtën e organizimit të Botërorëve 2018 dhe 2022.

Sfidanti.al