Dy skuadrat e Los Angeles, Lakers dhe Clippers kanë votuar për anulimin e pjesës së mbetur të sezonit në NBA pas një takimi të tensionuar që zhvilluan basketbillistet e të gjitha skuadrave. Lajmi bëhet i ditur nga portal amerikan ‘The Athletic’ sipas të cilit, skuadrat e mbetura pas bojkotit të ndërmarrë nga Milwaukee Buckstë ndeshjes me Orlandon në shenjë proteste për plagosjen e 29 vjecarit me ngjyrë Jacob Blake nga policia në Wisconsin, u takuan në një resort në Coronado Springs për të vendosur se cfarë do të bëjnë.
Vetëm 2 skuadra votuan për të ndërprerë përfundimisht sezonin, pikërisht LA Lakers dhe LA Clippers. Burime bëjnë të ditur se këto dy skuadra e dhanë votën e tyre për pezullimin e pjesës së mbetur, ndërsa Udonis Haslem i Miami Heat theksoi se sezoni do të vazhdonte edhe pa to. Një ndërprerje përfundimtare e kampionatit do t’i kushtonte kampionatit 8 miliardë Dollarë dhe e gjithë kjo ndodh në kulmin e kaosit.
Sfidanti.al