Barcelona, ardhje të reja në stol, Larsson dhe Schreuder, asistentët e Koeman

Henrik Larsson dhe Alfred Schreuder janë zyrtarisht anëtarët e rinj të stafit teknik të Barcelonës dhe do të jenë asistentët e Ronald Koeman në aventurën e tij të re si trajner i parë i skuadrës katalanase. Barcelona doli me një komunikatë zyrtare për emërimin e suedezit dhe holandezit në pankinë të cilët nënshkruan kontrata deri në 30 qershor të vitit 2022

‘Koeman dhe Larsson kanë qenë në një skuadër si futbollistë kur ishin pjesë Feyenoordit në periudhën 1995-1997-lexohej në komunikatën e Barcelonës-tani pas 23 vitesh ata takohen sërish në Camp Nou ku kanë përjetuar lavdinë e tyre si futbollistë. Henrik Larsson ka qenë trajner në Suedi, vendlindjen e tij te skuadrat e Falkenburg dhe Helsinborg’.

Ndërsa për Schreuder, Barcelona thekson se është një ekspert i lojërave të strategjisë dhe ka fituar shumë eksperiencë në Holandë dhe Gjermani. Po kështu Barcelonë kujton se Schreuder ka qenë në stafin e Hoffenheim me të cilin u kualifikua në Ligën e Kampioneve si dhe te Ajaxi në 2018/19  bashkë me De Jong që mrekulluan Evropën duke u kualifikuan deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve

Sfidanti.al