Ngjarja ka ndodhur 3 vjet më parë, por raportohet në media vetëm tani. Të përditshmet gjermane shkruajnë se në një spital të Hamburgut ndodhi një mrekulli me 18-vjeçarin e atëhershëm, Mauris Cimerman. Ai kishte pësuar një aksident të tmerrshëm dhe ishte në gjendje koma, ndërsa mjekët thanë se as mund të fliste dhe as të ecte në jetë. Babai i tij vendosi t’i luante himnin e Hamburgut, që e kishte në celular, sepse i biri ishte tifoz i madh i Hamburgut. Pasi u luajt disa herë himni me titull “Hamburg, perla ime”, pacienti më në fund hapi sytë dhe nisi të këndonte edhe ai fjalët e tij. Ai doli nga koma pas 7 javësh. Sot, Maurisi është më mirë, ndonëse në një karrocë invalidi, dhe e dëgjon himnin përpara çdo ndeshjeje të Hamburgut.
Sfidanti.al