Tenis, ndryshon data e Mastersit të Romës; nga 14 në 21 shtator

Turneu Masters  i Romës që është shtyrë për shkak të pandemisë coronavirus, ndryshon datë. Evenimenti  kryesor do të zhvillohet në 14-21 shtator. Fillimisht ishte oparashikuar të mbahej në 20-27 shtator, por këto data përkonin me Roland Garros. Por tani nuk ka më përplasje datash pasi Mastersi I Romës do të luhet menjëeherë pas US Open

Në ditët e ardhshme do të vendoset nëse raundet kualifikuese për meshkuj do të jenë me 64 lojtarë dhe në këtë rast ndeshjet do të nisin në 11 shtator, në rast të kundërt do të nisin në 12. Por jo vetëm kaq, gjysmëfinalistët e US Open do të kenë një kalim direkt raundit të parë duke pasur mundësinë që të zbresin në fushën e lojës jo përpara të mërkurës ose të enjtes

Pra, po merr formë kalendari I ri I tenisit, sezon që do të mbyllet me ATP Finals të Londrës.

Sfidanti.al