Gola, asistë dhe rekord, por Levandovski mendon vetëm për Bajernin!

Është 4 rrjeta prapa rekordit të Kristiano Ronaldos, ndonëse do të luajë më pak ndeshje deri në fund. Nuk është ky, gjithsesi, objektivi i Robert Levandovskit në Champions. “Kryesor është suksesi i skuadrës, – thotë polaku, – Bajerni ka si synim të fitojë Championsin, dhe në çerekfinale do të jemi përballë Barcelonës. Është vetëm një ndeshje, dhe skuadra që do ta luajë më mirë do të kualifikohet”. Levandovski ka shënuar 13 gola deri tani në Ligën e Kampionëve, 4 më pak se Ronaldo. Ndaj Çelsit, në dy ndeshje, ai shënoi 3 gola dhe shërbeu 4 asistë duke treguar se për Bajernin nuk vlen vetëm si përfundues i aksioneve, por edhe si krijues i tyre.

Sfidanti.al