Operacioni i dytë për Marc Marquez u bë i nevojshëm për shkak të një aksidenti shtëpiak. Ai që e zbuloi këtë ishte menaxheri i Hondës, Alberto Puig në një konferencë për shtyp në Brno teksa shpjegoi motivet e vërteta të thyerjes së pllakës që ishte vendosur në krahun e 8 herë kampionit të Botës në MotoGP
‘Marc po përpiqej të hapte një dritare dhe ndjeu një dhimbje të fortë-tha Puig-më mirë në shtëpi sesa në pistë, pasojat do të ishin akoma më të mëdha. Pasi ndjeu dhimbjen e kontrolluam dhe pamë që pllaka ishte thyer. E gjithë kjo ndodhi nga stresi i shkaktuar mbi krah, por ne shkuam në Jerez me bindjen se Marquez do të garonte’.
Menaxheri i Hondas theksoi sërish se mjekët ishin dakord për pjesëmarrjen e pilotin në garë dhe se nuk kishin dhënë informacione se pllaka do të thyhej. Ai shtoi se nëse skuadra do të dinte që kjo mund të ndodhte, nuk do të rrezikonte me Marquez në Jerez dhe nuk do t’I kishte dhënë mundësinë për të garuar.
Përsa i përket shpresave për të parë Marquez kampion bote për të 7 herë në klasin mbretëror të motociklizmit, MotoGP, Puig tha se do të jetë e vështirë, por që asnjëherë nuk i dihet sesi do të shkojnë gjërat.
Sfidanti.al