Historia mes Realit të Madridit e Barcelonës është plot me thumbime, por përpara lamtumirës së Iker Casillas askush nuk mund të qëndrojë indiferentë, as ata që kanë një zemër blaugrana. Ja përse, Lionel Messi, kundërshtari i portierit legjendar në shumë beteja vendosi të përshëndesë Casillas.
‘Iker tërhiqet, por e vërteta është se prej kohësh ai është në historinë e futbollit-është shprehur kapiteni i Barcekonës-jo vetëm sepse është një legjendë e La Ligas, por edhe sepse në nivel ndërkombëtar ka fituar gjithcka’.
Casillas ka mundur të fitojë atë që nuk e ka arritur Messi, fitoren e një botërori dhe të një trofeu kontinental me përfaqësuesen, por te argjentinasi duket se nuk ka shenja zilie.
‘Ke qenë një portier spektakolar dhe e vërteta ëshyë se ka qenë shumë e vështirë të të kisha si kundërshtar-vijoi Messi-por duke kthyer kokën pas, mendoj se ka qenë një rivalitet i pastër ku sa herë përballeshim në fushë, bënim gjithcka për të kaluar njëri-tjetrin’.
Sigurisht që respekti është edhe në krahun tjetër me Casillas që pas largimit nga Reali i Madridit nuk është ndalur në thurjen e elozheve ndaj Messit.
‘Sulmuesi më i mirë me të cilin jam përballur? Messi. Jemi sfiduar shumë herë dhe nuk kam as dyshimin më të vogël. Më ka takuar të kem të bëjë me të shumë herë, disa herë pozitivisht, disa herë jo-kanë qenë fjalët e Casillas.
Sfidanti.al